KSHZ: Për kandidatin presidencial deri më tani kanë nënshkruar 14.360 qytetarë

Shpërndaje

Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) Bujar Osmani, kandidati i BDI-së, ka arritur të mbledhë mbi 5,405 nënshkrime për kryesimin e shtetit. Megjithatë, asnjë kandidat nuk ka arritur numrin minimal prej 10 mijë nënshkrimesh të nevojshme për të qenë në garë për kryesimin e shtetit.

Nënshkrime më pak se 10 mijë janë raportuar për të gjithë kandidatët tjerë, duke përfshirë liderin e partisë “Znam”, Maksim Dimitrievski, dhe kandidaten e mbështetur nga partia e Majtë, Biljana Vankovska-Cvetkovska. Në një kohë kur procedura për mbledhjen e nënshkrimeve vazhdon deri më 8 mars, komisioni ka bërë të ditur se nuk është pranuar asnjë nënshkrim për kandidatin Tome Nikolloski gjatë dy ditëve të fundit.

Për të qenë në garë për kryesimin e shtetit, kandidatët duhet të mblidhin së paku 10 mijë nënshkrime nga zgjedhësit e regjistruar në Listën Zgjedhore. Afati për dorëzimin e listave të kandidatëve është më 19 mars, ndërsa zgjedhjet presidenciale janë caktuar për 24 prill, me raundin e dytë më 8 maj. /Telegrafi/