Sedat Sulejmani zgjidhet shef shtabi i Lëvizjes BESA

Shpërndaje

Sedat Sulejmani do të jetë shef i shtabit të Lëvizjes Besa dhe pjesë e shtabit të VLEN kanë bërë të ditur nga LB nëpërmjet një Kumtese dërguar mediave

KUMTESË

Të nderuar, aktivistë, anëtarë dhe simpatizantë të Lëvizjes BESA.

Jemi në prag të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, Lëvizja BESA, është duke zhvilluar çdo përgatitje për zgjedhjet historike që do të mbahen pas disa muajve. Kryetari i partisë, Bilall Kasami me autorizim të Kuvendit Qendror të partisë për shef të shtabit zgjedhor ka zgjedhur, Sedat Sulejmanin. Sulejmani do të jetë edhe pjesë e shtabit të koalicionit Opozitar, VLEN.

Urime dhe na priftë e mbara! thuhet në Kumtesën e kësaj partie.