BotaTop Lajme

Kohë tensionesh në Kremlin, Putin mbledh Këshillin e Sigurisë pas sulmeve ukrainase! Priten vendime të rëndësishme

Shpërndaje

Presidenti rus Vladimir Putin do të zhvillojë javën e ardhshme një mbledhje të zgjeruar të Këshillit të Sigurisë së Federatës Ruse, në një kohë tensionesh të shtuara pas sulmeve të fundit ndaj bazave ajrore ruse.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari Pavel Zarubin, i cili nënvizoi se “për arsye të kuptueshme, kjo mbledhje pritet me shumë interes”. Përveç kësaj, Putin do të takohet edhe me pjesëmarrësit e programit “Koha e Heronjve” dhe, me rastin e një feste shtetërore, do të ndajë medalje dhe çmime zyrtare. Ai pritet gjithashtu të përkujtojë Ditën e Punonjësit Mjekësor më 15 qershor dhe të vazhdojë përgatitjet për Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut.

Ndërkohë, më 1 qershor, forcat ukrainase ndërmorën disa sulme me dronë kundër bazave ajrore ruse, duke përdorur mjete të maskuara në kamionë dhe të drejtuara nga distanca. Si kundërpërgjigje, Rusia ka nisur një valë goditjesh të reja masive ndaj territorit ukrainas, të cilat i ka cilësuar si hakmarrje për “sulmet terroriste të Kievit”.

Presidenti ukrainas ka konfirmuar se këto sulme ishin pjesë e një operacioni të organizuar me emrin e koduar “Web”. Nga ana e saj, SHBA ka paralajmëruar se Rusia mund të intensifikojë goditjet e saj hakmarrëse në ditët në vijim.