Klinaku: Kush është cak i bastisjeve nga Specialja duhet të jetë prezent, ata janë në gjendje të montojnë prova

Shpërndaje

Gjatë kësaj jave zyra e Prokurorit të Specializuar, ka nisur me disa bastisje që ndërlidhen me proceset gjyqësore që po kryhen në Hagë.

Në lidhje me këto bastisje, ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku ka thënë se secili që është cak i këtyre bastisje nga ana e ZPS-së të mos lejojë të ju preket diçka pa prezencën e tyre, pasi siç u shpreh ai “ata janë në gjendje edhe të ju montojnë prova duke i quajtur gjoja konfidenciale”.

Kjo siç theksoi ai duke u bazuar në përvojat e tij të mëparshme nga ZPS-ja kur kanë bastisur zyrat e OVL UÇK-së më 25 shtator të vitit 2020.