“Ktheni pengjet në shtëpi”, Trump kthen vëmendjen te Gaza pas Iranit: Bëni një marrëveshje!
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka kërkuar përmes një postimi të shkurtër në rrjetin e tij social “Truth” arritjen e një marrëveshjeje në Gaza.
Përmes postimit të tij kreu i Shtëpisë së Bardhë ka apeluar për rikthimin e të gjithë pengjeve izraelitë që mbahen në Gaza prej sulmit të Hamasit në Izrael në 7 tetor të vitit 2023.
Pas arritjes së marrëveshjes së armëpushimit mes Izraelit dhe Iranit, Trump ka kërkuar publikisht që vëmendja të rikthehet drejt një pakti në enklavën palestineze.
“Bëni marrëveshjen në Gaza. Ktheni pengjet në shtëpi”, shkroi Trump në postimin e tij.