Tjetër goditje e madhe për Putinin, vritet në Ukrainë koloneli që udhëhoqi batalionin neo-nazist

Shpërndaje

Një komandant lufte i Rusisë, që ka udhëhoqur batalionin neo-nazist të Spartas, është qëlluar për vdekje në Ukrainë.

“The Sun” ka shkruar se Vladimir Zhoga u vra gjatë betejës në qytetin lindor të Ukrainës Volnovakha, ditën e djeshme.

Denis Pushilin, i cili kryeson territorin e shkëputur ukrainas të Donetsk, ka konfirmuar vdekjen e komandantit rus të luftës. Lajmi është konfirmuar edhe nga agjencia ruse e lajmeve, “TASS”.

“Sot, komandanti i batalionit të veçantë të zbulimit të Spartës, kolonel i gardës, Vladimir Zhoga, vdiq si një hero në Volnovakha”, ka shkruar ai.

Sipas Pushilin, Zhoga është vrarë gjatë një operacioni për evakuimin e civilëve nga Volnovakha, një nga qytetet ku rusët kanë shkelur marrëveshjen e armëpushimit ditën e shtunë.

Zhogu i është bashkuar rebelëve të mbështetur nga Rusia në vitin 2014, vit në të cilin është krijuar “Batalioni Sparta”, një milici neo-naziste, që ka mbështetjen e Moskës. Grupi qëndron pas një vale sulmesh vdekjeprurëse kundër trupave ukrainase dhe ka zhvilluar luftë në rajonin Donbass, që nga shpërthimi i armiqësisë, tetë vjet më parë.

Vdekja e Zhogës është një tjetër goditje e madhe për Vladimir Putin, pasi ai ka humbur dy shefat kryesorë ushtarakë këtë javë dhe ushtria e tij nuk po arrin të bëjë përpara në territorin ukrainas, aq shpejt sa pritej.