Putin e Macron flasin përsëri në telefon për afër dy orë

Shpërndaje

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe presidenti francez, Emmanuel Macron folën sërish me telefon gjatë ditës së sotme, bisedë kjo që ka zgjatur një orë e 45 minuta, thotë presidenca franceze.

Nuk janë dhënë ende detaje se çfarë është diskutuar. Të dy liderët kishin folur me telefon të enjten, bisedime që lanë përshtypjen se qëllimi i Putinit ishte të merrte të gjithë Ukrainën, sipas një zyrtari francez, shkruan BBC.

Macron është një nga disa liderë botërorë që kanë biseduar me Putinin ditët e fundit duke shpresuar të ndërmjetësojnë në një armëpushim në Ukrainë.

Mëngjesin e të dielës, Putin foli me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili bëri thirrje për një ndërprerje urgjente të armiqësive.

Sipas Kremlin, Putin i tha Erdoganit se negociatorët e Ukrainës duhet të kenë një “qasje më konstruktive” në bisedime.

“U nënvizua se pezullimi i operacionit special është i mundur vetëm nëse Kievi ndalon operacionet ushtarake dhe përmbush kërkesat e njohura ruse”, tha Kremlini, derisa Rusia e ka quajtur pushtimin e saj një operacion special.