Microsoft prezanton sistemin e Inteligjencës Artificiale që “mposht” mjekët në diagnoza të ndërlikuara
Microsoft ka prezantuar një sistem të ri inteligjence artificiale që, sipas testimeve, performon më mirë se mjekët në identifikimin e sëmundjeve komplekse, raporton The Guardian, transmeton Express.
Sipas kompanisë, ky zbulim hap rrugën drejt “superinteligjencës mjekësore”, megjithëse nuk synon të zëvendësojë profesionistët e shëndetësisë.
Bëhet e ditur se, sistemi, i ndërtuar nga ekipi i udhëhequr nga Mustafa Suleyman dhe i kombinuar me modelin e avancuar o3 të OpenAI, ka arritur të zgjidhte mbi 80% të rasteve të ndërlikuara mjekësore, ndërsa mjekët realë kishin sukses në vetëm 20% të tyre, kur vepronin të vetëm dhe pa ndihmë.
Microsoft ka theksuar se ky sistem është më efikas në kërkimin e analizave dhe më ekonomik se praktika tradicionale, por thekson se AI do të mbështesë, jo të zëvendësojë mjekët, të cilët kanë rol të pazëvendësueshëm në ndërtimin e marrëdhënies me pacientin dhe menaxhimin e pasigurisë klinike.
Raportohet se sistemi është testuar me mbi 300 raste të vështira nga Neë England Journal of Medicine dhe përmes një sistem agjentësh që simulojnë një panel mjekësh, arrin në diagnozë përmes analizave dhe pyetjeve të personalizuara.
Megjithatë, bëhet e ditur se teknologjia ende nuk është gati për përdorim klinik, dhe kërkohen më shumë testime për raste më të zakonshme.