MaqedoniTop Lajme

Rektori i UNT-së, Prof. Dr. Bekim Fetaji, mirëpriti në takim zyrtar Rektorin e UT-së, Prof. Dr. Jusuf Zejneli

Shpërndaje

Në ambientet e kabinetit të punës, rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof. Dr. Bekim Fetaji, mirëpriti në takim pune rektorin e Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli.

Gjatë takimit, rektori Zejneli i uroi rektorit Fetaji marrjen e detyrës së re si rektor i tretë i UNT-së, duke i dëshiruar suksese dhe mbarësi në drejtimin e institucionit drejt synimeve të larta akademike dhe shkencore.

Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe bashkëpunuese, ku të dy rektorët diskutuan mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndëruniversitar, përmes projekteve të përbashkëta akademike, shkencore dhe kulturore, si dhe shkëmbimeve të stafit dhe studentëve.

Në takim u theksua përkushtimi i përbashkët për ngritjen e cilësisë së arsimit të lartë dhe forcimin e rolit të universiteteve në shoqërinë bashkëkohore.