Sot moti do të jetë i nxehtë me temperaturë deri 38 gradë
Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike parashikon për sot mot shumë të nxehtë me temperaturë maksimale deri në 38 gradë Celsius. Temperatura e mëngjesit do të jetë nga 11 deri në 19 gradë, ndërsa gjatë ditës nga 26 deri në 38 gradë.
“Që nga e hëna do të fryjë erë veriore mesatare deri në të fortë, ndërsa temperatura ditore do të bjerë për 3 deri në 5 gradë. Në orët e pasdites do të ketë kushte për paraqitje lokale të jostabilitetit me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima”, parashikojnë nga DPHM.