Rama konfirmon pjesëmarrjen në Samitin e BE-së: Nuk do të ketë shumë për të dëgjuar, por ne do të kërkojmë të dëgjohemi

Shpërndaje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka konfirmuar sot se do të marrë pjesë në samitin e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor.

Në një postim në Twitter, Rama ka shkruar se sapo kishte dëgjuar zhvillimet e fundit në Bullgari për fillimin e bisedimeve ndërshtetërore për mosmarrëveshjet që ka me Maqedoninë e Veriut, proces që po mban të bllokuar procesin e integrimit edhe për Shqipërinë.

“Ne do të marrim pjesë në mbledhjen e Këshillit të BE-së. Nuk do të ketë shumë për të dëgjuar për ne, por ne do të kërkojmë të dëgjohemi për idenë e një Komuniteti të Ri Politik Evropian që ne mbështesim, për Ballkanin e Hapur që çon përpara frymën e Evropës dhe për rrëmbimin tonë nga Bullgaria që e shkatërron atë”, ka thënë Rama në Twitter.

“Sapo dëgjova që diçka po lëviz sot në Bullgari. Shumë herët për të qenë optimist dhe shumë pak për të ndryshuar pjesën e fjalimit të nesërm ku Bullgaria kritikohet si një vend që ka rrëmbyer dy vende të NATO-s, ndërkohë që ka një luftë të nxehtë në kufirin e Evropës!”, ka shtuar Rama.