RajoniTop Lajme

Bashkimi Europian hap grupkapitulin e fundit të negociatve për vendin tonë, Rama: Shqipëria nuk ndalet!

Shpërndaje

Bashkimi Europian hap grupkapitulin e fundit të negociatve për Shqipërinë.

Në një regim në facebook kryeministri Edi Rama njofton se Shqipëria është ftuar për të paraqitur pozicionin e saj negociues për kapitujt që përbëjnë grupkapitullin e 5 ku përfshihet bujqësia, burimet dhe kohezioni

Në fillim të muajit shtator pritet të zhvillohet edhe konferenca e 6 ndërqeveritare, ndërsa Shqipëria pret antarësim të plotë brenda vitit 2030.

Edi Rama: Shqipëria nuk ndalet! Sot, më 23 korrik 2025, në vijim të progresit të vazhdueshëm e dinamik të Shqipërisë në rrugën e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të Vendeve Anëtare të Bashkimit Europian autorizoi Presidencën Daneze të ftojë Shqipërinë për të paraqitur Pozicionin e saj Negociues për negociatat lidhur me kapitujt që përbëjnë Grupkapitullin 5 “Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni.