Bilall Kasami: Nuk jam i befasuar nga asgjë

Shpërndaje

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, ka arritur në Kuvend, pasi deputeti i partisë së tij, Kastriot Rexhepi, hoqi dorë nga votimi për rrëzimin e Qeverisë.

Kasami para gazetarëve tha se do të dalin me deklaratë, ndërsa në Kuvend ka ardhur për të marrë vesh se çfarë po ndodh, përcjell Telerafi Maqedoni.

I pyetur nëse është i befasuar me vendimin e Kastriot Rexhepit, Kasami shkurt u përgjigj se nuk është i befasuar për asgjë.

“Do të dalim me deklaratë. Nuk jam i befasuar për asgjë”, tha Kasami para se të hyjë në Kuvend.

Ndryshe, iniciativa për votëbesimin e Qeverisë duhet të votohet sot deri në ora 00:00.