Maqedoni

Kasami: Mbi 30 për qind e projekteve kapitale të firmosura dje në Qeveri janë destinuar për komunat me shumicë shqiptare

Shpërndaje

ë nderuara media, të nderuar qytetarë!
Sot po ju drejtohem jo vetëm si kryetar i komunës së Tetovës, por si një nga figurat kryesore të VLEN, një force politike që pas 30 vitesh më në fund po ua kthen shtetin të gjithëve, jo vetëm të privilegjuarve.
Së pari, dua të theksoj me plot përgjegjësi se për dy vjet po investojmë 300 milionë euro në projekte lokale, gjë që asnjë qeveri nuk e ka bërë kurrë këtë, si qeverisja jonë.
Së dyti, komunat shqiptare në të gjithë Maqedoninë Perëndimore dhe në Shkup, që u lanë në margjina për dekada me rradhë, sot po marrin mbi 30% të shumës totale. Andaj po e them me plot përgjegjësi se padrejtësia historike që u është bërë shqiptarëve nga qeveritë e kaluara i erdhi fundi.
Së treti, ky është koncepti që tregon se tani kemi një qeveri që kujdeset për qytetarët, ndërton dhe zgjidh problemet.
Po ndërtohet në Tetovë, duke zgjidhur probleme të trashëguara, poashtu edhe në Likovë, Gostivar, Strugë, kudo ku jetojnë shqiptarët. Kjo nuk ka ndodhur kurrë në të kaluarën.
Të nderuar,
Qeveria VLEN dje miratoi 828 projekte me vlerë totale prej 225 milionë euro. Vlen të theskohet se vitin e kaluar Qeveria VLEN ndau 288 projekte me vlerë totale mbi 73 milion euro.
Shuma totale për këto dy vite është rreth 300 milionë euro para për qytetarët dhe nevojat e tyre.
Këto mjete janë të destinuara për ndërtim të shkollave, kopshteve të fëmijëve, pishinave, rrugëve të reja, ujësjellësve, kanalizimeve, ndërtimin e teatrove, fushave të sportit, etj. Komunat ku jetojnë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut më në fund po marrin arterien e tyre të zhvillimit dhe mbështetjes nga buxheti qendror. Për herë të parë shqiptarët i përfaqëson një koalicion i cili vendos për të drejtat e tyre.
Të nderuar qytetarë,
Thënë pastër shqip, me qeverinë VLEN po ndërtohet nga Likova në Strugë, nga Çairi në Dollnen, ku fatkeqësisht me vite me rradhë kemi parë vetëm flamuj politik dhe katrahurë në realitet. Pa ndarje, çdo komunë ka rëndësi, çdo qytetar VLEN për ne.
Në fjalorin tonë nuk ekziston ndasia politike, ne po investojmë në çdo komunë pavarësisht bindjeve poltike të udhëheqësve lokale.
Kjo është arsyeja pse nuk kemi qytetarë të klasit të parë dhe të dytë, qëllimi ynë është i përbashkët dhe këtë do ta arrijmë për të gjithë.
Ne tashmë po punojmë, eskavatorët janë në terren dhe jo në video prezentime të zbukuruara si kanë bërë të kaluarën.
Përveç infrastrukturës, ky program gjeneron ekonomi lokale: vende të reja pune, rritje të kërkesës për kompanitë e ndërtimit, të ardhura më të larta në bizneset e vogla që furnizojnë kantieret e ndërtimit. Po zgjidhim probleme të trashëguara ndër vite!
Kanalizimet dhe ujësjellësit që po ndërtojmë sot, u planifikuan nga të tjerët në shekullin e kaluar. Rrugët, bulevardet që po ndërtojmë sot u premtuan dekada më parë. Koha për fjalë boshe ka ikur. Koha për fotografi dhe fushata të kushtueshme në Facebook ka mbaruar.
Të dashur qytetarë,
Ajo që po bëjmë sot është më shumë sesa numra, është një kontratë e re shoqërore. Misioni ynë është t’ju kthejmë fondet tuaja si përfitim i dukshëm, i matshëm dhe i përditshëm.
VLEN mbetet garantuesi që marrëveshja do të përmbushet. Për ne, rruga drejt standardeve evropiane nuk kalon përmes altoparlantëve, por përmes eskavatorëve, asfaltit dhe ujit të pastër në çdo shtëpi.
Koha e premtimeve boshe ka mbaruar.
Koha për rezultate konkrete ka filluar.
Ju faleminderit!