Pas mesnatës, nafta dhe benzina me çmim të ri

Shpërndaje

Komisioni Rregullator i Energjetikës ka vendosur që të lirohen çmimet e karburanteve në vend.

Çmimi i benzinës BS-95 do të lirohet për 2 denarë pas mesnatës dhe do të kushtojë 78 den për litër.

Çmimi i benzinës BS-98 do të lirohet për 2 denarë dhe do të kushtojë 80 denarë për litër, ndërkaq çmimi i naftës gjithashtu do të ulet për 2 denarë dhe do të shitet për 67 denarë për litër.

Çmimi i vajit ekstra të lehtë gjithashtu do të ulet për 2 denarë dhe do të shitet për 66 denarë për litër.

Ulje ka edhe në çmimin e metanit, i njëjti do të shitet për 67 denarë për litër, nëdrsa gazi për 45 denarë.

Çmimi i mazutit ka ulje për 1,5 denarë dhe do të shitet për 39,6 denarë për kilogram.