Kurti i bënë thirrje qytetarëve të Kosovës që t’i shmangin udhëtimet nëpër Serbi
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës dhe mërgimtarëve që mos të kalojnë nga Serbia.
Ai para mediave tha se kjo për shkak që ka indikacione për rrezikim nga ndalime arbitrare nga autoritetet serbe të qytetarëve anë.
Kurti po ashtu kërkoi nga BE, NATO që të reagojnë qartë dhe me vendosmëri ndaj këtyre kërcënimeve të Vuciqit.
“Përbalë këtyre kërcënimeve u bëjmnë thirrje të gjithl qytetarëve, që të mos udhëtojnë nga territori i Sebrisë, sepse ka indikacione për ndalime nga autoritetet serbe. I ftojmë qytetarët për maturi”, tha Kurti.
“E ftojmë BE-në të reagojnë qartë ndaj kërcënimeve të Vuçiqit. Serbia po dëshmon se jo vetëm që nuk është e interesuar në normalizim”, tha ai.