Mickoski: Në mënyrë talibane fshihet identiteti dhe gjuha maqedonase nga Raporti i PE-së
Mediumet bullgare tashmë shkruajnë se është arritur marrëveshje mes partive më të mëdha europiane që mos të ketë asnjë referencë gjuhë maqedonase dhe identitet maqedonas në Raportin e Parlamentit Europian, përcjell TV21. I pyetur për këtë, kryeministri Hristijan Mickoski tha se kjo është njëjtë keq, sikurse të kalonte amendamenti që nuk kaloi, e ku shkruhej “gjuhë dhe identitet modern maqedonas”.
“Ne kemi paralajmëruar në inxhinieringun e këtillë, se do të ndodhë këto ditë. Për ne është njëjtë keq edhe ajo që fshihet nga Raporti identiteti dhe gjuha maqedonase, njëjtë sikur të qëndronte modern, njëjtë është keq. Por ajo që është me rëndësi është të theksohet se ai hapi i vogël që kaloi në Komitetin për Punë të Jashtme, edhe gjuha maqedonase dhe identiteti maqedonas, do të mbetet në memorien kolektive, se për herë të parë ndonjëherë ka kaluar identiteti maqedonas dhe gjuha maqedonase në kryeqytetin e BE-së, në Bruksel, në Selinë e demokracisë europiane, Parlamentin Europian. E dyta, edhe njëherë u tregua dhe u dëshmua në skenë publike, që nuk janë vetëm qindra bullgarë në Kushtetutë, por që është shumë më e thellë. Për fat të keq, ato ekzibicione që 7 vjet ndodhën te ne këtu në shtëpi, na prunë në një situatë të këtillë, që ja e shihni, do të thosha, ka një fjalë që përdoret, por nuk do ta përdorja, por do ta përdor, do të shkoj një hap tutje. Në mënyrë talibane fshihet identiteti maqedonas dhe gjuha maqedonase nga Raporti në Europë. Këtë e pritëm si popull në shekullin 21, ja edhe këtë e pritëm. Këtë na e bënë Bujar Osmani, Dimitar Kovaçevski, Bojan Mariçiç dhe të tjerët”, tha Mickoski./tv21.tv