Osmani: Falënderova presidentin letonez për mbështetjen drejt rrugës euroatlantike
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është pritur në takim nga Presidenti i Republikës së Letonisë, Edgars Rinkēvičs.
Presidentja Osmani ka shkruar se me homologun letonez ka pasur diskutime për bashkëpunim të thelluar.
“Në takim me Presidentin e Letonisë, Edgars Rinkēvičs e falënderova për përkrahjen e jashtëzakonshme ndaj Kosovës në çdo fazë të shtetndërtimit dhe për zërin e fuqishëm në mbështetje të rrugës sonë euroatlantike.
Ekonomia, siguria e fusha të tjera të interesit të ndërsjellë janë natyrshëm kapituj të rinj të bashkëpunimit mes dy shteteve tona që mbrojnë vlera të përbashkëta”, ka shkruar Osmani.