Haradinaj: Morëm “Po”-në e Gjermanisë për liberalizimin e vizave

Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se vendi i tij ka marrë mbështetjen e Gjermanisë për procesin e liberalizimit të vizave.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social “Facebook”, Haradinaj tregoi për takimin e zhvilluar me ministrin e Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer.

“Pas takimit me ministrin e Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer, morëm “Po”-në e Gjermanisë për liberalizimin e vizave”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në “Facebook”.

Danke Deutschland! 🇩🇪

Pas takimit me Ministrin e Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer, morëm “Po”-në e Gjermanisë për liberalizimin e vizave.