Në Helsinki promovohen libri e dokumentari i Nusret Pllanës

Shpërndaje

Në Helsinki të Finlandës, do të promovohet libri i Nusret Pllanës “Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844 – 1999”, ribotimi i shtatë i tij, e i përkthyer në shtatë gjuhë të ndryshme, si dhe filmi dokumentar “Kush i vret fëmijët”, shkruan Albazone Media.

Njoftimi i plotë nga Nusret Pllana:

“NJOFTIM!

Promovim veprash të Nusret Pllanës në HELSINKI!

Të dashur miq,

Në Helsinki, bëjë promovimin e librit Terrori I Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844 – 1999, ribotimi i shtatë i plotësuar( i përkthyer në anglisht, frengjisht, gjermanisht, japonisht, suedisht, turqisht e serbisht), dhe filmin dokumentar Kush i vret fëmijët ?!

E shtunë, 5 shkurt 2022,

0ra: 14:00 – 15:30, Adresa: IL Gabbiano, Ratsukatu 3, 02600 Espoo

Falënderoj bashkëluftëtarin tim Xhemë Nura dhe djalin e tij Omerin, si dhe bashkëatdhetarin Valon Çitaku – për përkrahjen konkrete, që ky promovim i veprave të mia publicistike e dokumentare të organizohet sa më suksesshëm në kryeqytetin e Finlandës, në Helsinki.

MIRË SE VINI! Info: +358451340442”, ka shkruar Pllana në Facebook.

Kujtojmë se Nusret Pllana është zëri emblematik i luftës çlirimtare, i cili me punën e tij, ka evidentuar në librin e tij krimet serbe gjatë një periudhe 155 vjeçare, duke bërë që zëri i viktimave shqiptare të dëgjohet në mbarë botën.