Hill në telefon me Vuçiq: Serbia mos ta rrezikojë stabilitetin e rajonit

Shpërndaje

Ambasadori i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill ka zhvilluar një telefonatë të gjatë me presidentin serb Aleksandër Vuçiq.

Presidenca e Serbisë ka njoftuar se Hill ka kërkuar nga Vuçiq që Beogradi të mos e rrezikojë paqen në Ballkan.

“Ka kërkuar nga Vuçiq që Serbia të sillet përgjegjshëm, me seriozitet dhe në asnjë mënyrë të mos rrezikojë paqen dhe stabilitetin rajonal”.

Përndryshe këtë të shtunë, përfaqësuesit politikë serbë në institucionet e Kosovës kanë dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat si protestë ndaj vendimit të qeverisë së Kosovës për targat.