Maqedoni

Reagon Osmani: Pas shuplakës 32 me 0 në Regjistrin Qendror – sot vjen ajo në Bujqësi – 10 me 0!

Shpërndaje

Pas vendimit të fundit në fushën e bujqësisë, ku sipas të dhënave zyrtare asnjë shqiptar nuk është përfshirë në udhëheqjen e institucioneve, ish-ministri i Jashtëm dhe nënkryerari i BDI-së, Bujar Osmani, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale, duke e cilësuar situatën si “shuplakë të re institucionale ndaj shqiptarëve”, shkruan Flaka

“Ende pa u zbehur mllefi për rezultatin 32 me 0 në Regjistrin Qendror, sot vjen një tjetër shuplakë, në bujqësi – 10 me 0,” shkruan Osmani.

Ai paralajmëron për një trend të rrezikshëm të përjashtimit të shqiptarëve nga përfaqësimi institucional, që po thellohet me çdo vendim të ri të qeverisë së re.

“Na shndërruan në popull me peshë zero,” – thekson Osmani, duke akuzuar drejtëpërdrejt përqasje diskriminuese sistematike ndaj shqiptarëve në ndarjen e vendeve udhëheqëse në administratë.

Reagimi i tij vjen pas emërimeve në sektorin e bujqësisë, ku 10 pozita drejtuese janë ndarë, të gjitha për përfaqësues maqedonas, pa asnjë përfaqësues shqiptar, pavarësisht pjesëmarrjes së VLEN në qeveri dhe premtimeve për “përfaqësim të drejtë e adekuat”.

Osmani e mbyll reagimin me ironi të hidhur, duke aluduar në standardin e dyfishtë të “partnerëve të barabartë” në qeverisje:

“Ky është modeli i bashkëqeverisjes që po u serviret shqiptarëve – statistikë, por jo ndikim.”