Taravari paraljmëron platformë gjithëpërfshirëse për shqiptarët
Të nderuar përfaqësues të mediave, qytetarë dhe bashkëkombës shqiptarë,
Sot dua të ndaj me ju një paralajmërim të rëndësishëm: në ditët në vijim do të prezantojmë një platformë gjithëpërfshirëse për të ardhmen e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Kjo nuk është një platformë partiake, por një ftesë e hapur për bashkim kombëtar – për të gjithë ata që ndihen përgjegjës për të ardhmen tonë politike, ekonomike dhe shoqërore si shqiptarë në këtë shtet.
Thirrja ime është e qartë:
Le ta tejkalojmë ndarjen. Le t’i bashkojmë energjitë tona për një vizion të përbashkët!
SHTYLLAT KRYESORE:
• Identitet & Traditë – Mbrojtja e gjuhës, kulturës dhe vlerave kombëtare
• Ekonomia për Shqiptarët – Lehtësime për bizneset, mbështetje për bujqësinë dhe iniciativën private
• Arsimi & Rinia – Rritja e cilësisë, krijimi i mundësive dhe formimi i një elite të re kombëtare
• Familja & Politikat Sociale – Mbështetje për familjet dhe shtresat në nevojë
• Shëndetësia me qasje të lehtësuar – Reforma dhe investime konkrete në komunat shqiptare
• Zhvillimi Rajonal & Diaspora – Politika për rikthimin dhe përfshirjen e diasporës në zhvillim
• Bashkëpunimi Ndërkombëtar – Partneritet i qëndrueshëm me SHBA, BE dhe aleatët strategjikë
Kjo nuk është një platformë për qëllime personale, por një platformë për t’u bashkuar.
Ftojmë të gjithë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut që të bëhen pjesë aktive e këtij vizioni për një të ardhme më të drejtë, më dinjitoze dhe më të sigurt.
Me respekt,
Arben Taravari
Kryetar