Tragjedi familjare në Prilep: 63 vjeçari vrau nipin dhe djalin, më pas u vetëvra
Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës (12 korrik) në lagjen Toçilla të Prilepit. Sipas njoftimit të Prokurorisë, autor është një 63 vjeçar, i cili fillimisht ka vrarë nipin e tij 43 vjeçar dhe djalin e tij 13 vjeçar dhe më pas ka kryer vetëvrasje.
“Një prokuror kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike në Prilep kreu ekspertizë në vendin e ngjarjes në një shtëpi në qendër të Prilepit, ku u gjetën trupat e pajetë të një fëmije 12-vjeçar dhe të dy burrave të moshës 43 dhe 63 vjeç. Sipas informacioneve fillestare, 63-vjeçari fillimisht ia mori jetën djalit të motrës së tij dhe djalit të tij, për shkak të mosmarrëveshjeve familjare dhe çështjeve të pazgjidhura pronësore. Pasi kreu veprën, motivet për aktin i publikoi në një rrjet social, e më pas kreu vetëvrasje. Prokurori publik dha urdhër për autopsi të të ndjerëve, si dhe për mbledhjen e të gjitha gjurmëve, armëve dhe municionit të gjetur në vendin e ngjarjes, të cilat do t’i nënshtrohen ekspertizës”, njoftuan nga Prokuroria.
Detaje për rastin ka dhënë edhe Ministria e Brendshme. Nga SPB Manastir thanë se, më 12 korrik në orën 21:20 K.Ç. (43) ka paraqitur në policinë e Prilepit se, bashkëshorti i tij P.Ç. (43) dhe djali i tij 13 vjeçar janë larguar nga shtëpia dhe e njëjta ka thënë se është e mundur të kenë shkuar në shtëpinë e familjarit të tyre P.Gj. në Prilep.
“Nga ana e zyrtarëve policorë është kryer kontroll në shtëpinë e P. Gj., por askush nuk e ka hapur derën. Me urdhër të prokurorit publik, zyrtarët policorë kanë hapur derën me përdorim force dhe kur kanë hyrë në shtëpi, një person ka hedhur një granatë drejt tyre, e cila ka filluar të nxjerrë tym, por nuk ka shpërthyer. Pasi zyrtarët policorë kanë dalë nga shtëpia, është shtënë ndaj tyre me armë zjarri, ndërsa ata kanë kthyer zjarrin me armët e tyre zyrtare drejt shtëpisë. Sot (13.07.2025), në orën 01:35, mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen si pasojë e plagëve nga armë zjarri të P.Ç., P.Gj. dhe një të mituri 13-vjeçar. Po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit”, njofton SPB Manastir.
Pamje nga vendi i ngjares: