Bosch: Nëse ndodh liberalizimi i vizave, meritore për këtë është Vjosa Osmani

Shpërndaje

Ish-ambasador i Holandës në Kosovë, Robert Bosch tha se nëse ndodh liberalizimi i vizave, meritore për këtë është presidentja Vjosa Osmani.

“E di se çfarë doni të thoni se nëse iu liberalizohen vizat meritat i merr ai, e po zyrtarisht kjo është përparsia e të qenit kryeministër, por mendoj se nëse dikush duhet të jetë meritore për këtë është Vjosa Osmani. Ajo ka bërë një punë të mrekullueshme”, u shpreh tutje ai.

Ish-ambasador Bosch tha se qeveria e Kosovës e ka me seriozitet luftën kundër korrupsionit, duke shtuar se pavarësisht kësaj, duhet të jeni të hapur për kompromise.

“Gjërat duken njëjtë përveq në aspektin politik që keni një qeveri të re dhe gjëja e mirë e kësaj është se kjo qeveri e ka me seriozitet luftën kundër korrupsionit, por, nganjeherë pavarësisht kësaj mendoj se duhet të jeni më të hapur për të bërë kompromise për gjëra që edhe nuk i doni, kështu është jeta”, tha ai për Klan Kosova.