Ahmeti: Humbja e Artur Zhejit lë boshllëk të madh në jetën publike shqiptare
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut Ali Ahmeti shprehu sot ngushëllime për ndarjen e papritur nga jeta në moshën 64-vjeçare të gazetarit dhe publicistit Artur Zheji.
“Arturi ishte një zë i guximshëm dhe i pavarur në hapësirën mediatike shqiptare. Ndonëse ndonjëherë në debate dhe diskutime publike kemi ndarë mendime të ndryshme, mirëpo gjithmonë me respekt dhe vlerësim të ndërsjellë, gjë që përbën dëshmi e integritetit dhe kulturës së tij të lartë intelektuale”, shkroi Ahmeti në rrjetet sociale.