MaqedoniTop Lajme

BDI-Tetovë: Skandal financiar në Komunën e Tetovës!

Shpërndaje

Reagimi i BDI-se dega Tetovë:
SKANDAL FINANCIAR NË KOMUNËN E TETOVËS ❗️
Sipas llogarisë përfundimtare të Komunës së Tetovës për vitin 2024 rezulton:
Të ardhurat 2024: 1.958.841.799 den
Shpenzimet 2024: 1.875.251.524 den
Suficiti (teprica) buxhetore në letër: 83.590.275 den (afër 1.36 milion €)
Në dokumentin zyrtar figuron që konuna vitin e ka mbyllur me saldo pozitive prej 1.36 milion euro.
Por në realitet, llogaria e Komunës është e bllokuar.
Borxhet e papaguara servisohen përmes përmbaruesve. Paratë, edhe nëse janë në llogari nuk i kontrollon Komuna, por përmbaruesit.
Pra, suficiti apo saldoja pozitive e paraqitur është mashtrim. Një shifër në letër për të fshehur realitetin.
❌Kjo nuk është transparencë, por paraqitje e rreme financiare dhe vepër penale
Shkelje të rënda ligjore:
– Neni 361 i Kodit Penal: Paraqitje e rreme financiare
– Neni 353 i Kodit Penal: Keqpërdorim i pozitës zyrtare
– Neni 247 i Kodit Penal: Mashtrim financiar
Pyesim publikisht kryetarin e komunës së Tetovës, ku janë paratë?