Pankarta për 1 Maj në Prishtinë: “Prej nalt s’bijnë paret, bijnë punëtorët” (Foto)

Shpërndaje

Disa pankarta në objekte të ndryshme në qytetin e Prishtinës janë vendosura nga Grupi Anarko-Sindikalist i Prishtinës në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve.“Prej nalt s’bijnë paret, bijnë punëtorët” dhe “Puna e papaguar e grave e mbanë shtetin” janë disa prej pankartave.Nga ora 12 do të mbajnë edhe një protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet.Paraprakisht nga ora 11 u mbajt një protestë nga Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat.1 Maji është dita që në të gjithë botën i kushtohet punëtorëve.Kjo lindi nga lufta e tyre për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës.