RajoniTop Lajme

Dështon sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Shpërndaje

Dështoi zgjedhja e kandidates së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, për kryetare të Kuvendit të Kosovës.

Në seancë nga 116 deputetë të pranishëm, 57 votuan për, 56 kundër dhe 3 abstenime. Vazhdimi i sotëm i seancës konstituive vjen pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese, e cila përcaktoi zgjedhjen e kryeparlamentarit brenda 30 ditësh përmes votimit të hapur, që kandidati i njëjtë mund të votohet vetëm tri herë dhe se të gjithë deputetët duhet të marrin pjesë në votim.

Pas Haxhiut, as Donika Gërvalla nuk i merr votat për kryetare të Kuvendit

Donika Gërvalla u propozua nga LVV për kryeparlamentare, por as ajo nuk mori votat e mjaftueshme.

Propozimi i Donika Gërvalles erdhi pasi Albulena Haxhiu nuk u votua nga deputetët.

Gërvalla mori 57 vota, kundër votuan 56 deputetë, kurse tre deputetë abstenuan.

Seanca u ndërpre për të vazhduar pas dy ditësh.