BotaSportTop Lajme

Donald Trump zbulon se kur dhe ku do të hidhet Shorti i Kupës së Botës FIFA 2026

Shpërndaje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë të ditur sot se shorti zyrtar për Kupën e Botës FIFA 2026 do të zhvillohet në Qendrën Kennedy për Artet Skenike në Washington, më 5 dhjetor 2025.

Donald Trump FIFA 2026

Lajmi u bë publik gjatë një konference për shtyp ku Trump ishte i shoqëruar nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

“Është ngjarja më e madhe – ndoshta më e madhja në sport,” u shpreh Trump, duke theksuar rëndësinë globale të Kupës së Botës dhe rolin që SHBA do të luajë si vend mikpritës.

SHBA, Kanada dhe Meksikë mikpresin Botërorin 2026

Turneu i vitit 2026 do të jetë edicioni i parë i Kupës së Botës që do të organizohet nga tre vende: SHBA, Kanadaja dhe Meksika, me një format të zgjeruar që përfshin 48 ekipe.

Përzgjedhja e Qendrës Kennedy, një nga vendet më ikonike të kryeqytetit amerikan, si mikpritëse e shortit final, thekson rolin qendror të Uashingtonit në organizimin e këtij eventi të rëndësishëm sportiv.

Shorti i dhjetorit do të përcaktojë grupet zyrtare të fazës së parë të Botërorit 2026 dhe pritet të tërheqë vëmendjen e miliona tifozëve në mbarë botën.

FIFA dhe autoritetet organizative amerikane pritet të japin më shumë detaje në javët në vijim lidhur me programin zyrtar dhe të ftuarit specialë.

Kupa e Botës FIFA 2026 do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik 2026 në stadiumet më të mëdha të Amerikës së Veriut.