Greqi, protesta në mbështetje të Palestinës dhe kundër sulmeve të Izraelit në Gaza
Në Athinë të dielën u mbajt një protestë kundër sulmeve të Izraelit në Gaza dhe për të treguar solidaritet me popullin palestinez, raporton Anadolu.
Tubimi u organizua nga All-Workers Militant Front (PAME), i lidhur me Partinë Komuniste të Greqisë (KKE). Punëtorët, nëpunësit civilë, pensionistët dhe studentët u mblodhën para ndërtesës së parlamentit në Sheshin “Syntagma”.
Përfaqësuesit e sindikatave dhe folësit bënë thirrje për një ndërprerje të menjëhershme të sulmeve të Izraelit në Gaza.
Si pjesë e protestës, modele simbolike të mbështjella me mbulesa të bardha u vendosën para parlamentit për të përfaqësuar fëmijët dhe foshnjat e vrarë në Gaza. Po ashtu një arkivol i improvizuar u mbajt midis turmës si simbol i vrasjes së civilëve palestinezë.
Protestuesit brohoritën me slogane duke kërkuar liri për Palestinën.
Sipas organizatorëve, demonstratat në mbështetje të Palestinës u mbajtën në më shumë se 40 qytete në të gjithë Greqinë, përfshirë Athinën dhe Selanikun.