RajoniTop Lajme

Maqedonci për takimin me zyrtarin e lartë amerikan: Konfirmon partneritetin mes Kosovës dhe SHBA-së

Shpërndaje

Pas takimi që pati me presidenten Vjosa Osmani, Zëvendësndihmës Sekretari i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara, David A. Baker, është pritur nga ministri i Mbrojtjes në detyrë, Ejup Maqedonci.

Postimi nga ministri Maqedonci:

Kosova dhe Shtetet e Bashkuara: Një Partneritet i Ndërtuar mbi Vlera dhe Miqësi të Përjetshme
Isha i nderuar të prisja Zëvendës-ndihmës Sekretarin e Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara, David A. Baker, me nderimet më të larta shtetërore.
Në kontekstin e dinamikave globale diskutuam mbi sfidat e sigurisë dhe paqes në rajon dhe më gjerë. Theksuam përparimin e rëndësishëm që është bërë që nga takimi ynë i fundit, sidomos në lidhje me iniciativat e bashkëprodhimit me Shtetet e Bashkuara dhe zhvillimin e industrisë së mbrojtjes në Kosovë, një sektor që njihet për potencialin e tij të konsiderueshëm për rritje.
Konfirmuam partneritetin mes dy vendeve tona ndërsa theksova angazhimin tonë për ta forcuar edhe më tej këtë bashkëpunim. Me Shtetet e Bashkuara si partnerin tonë të besueshëm, Kosova gëzon një siguri të shtuar dhe luan një rol të rëndësishëm në promovimin e paqes dhe stabilitetit, si në nivelin rajonal ashtu edhe në atë global. Ne jemi të përkushtuar për të avancuar këtë partneritet në nivele edhe më të larta!