Ndërtimi i urës mbi lumin Buna. parlamenti i Malit të Zi miraton projektin në bashkëpunim me qeverinë shqiptare

Shpërndaje

Me 46 vota pro, kuvendi i Malit te Zi i dha dritën jeshile marrëveshjes mes Qeverisë së Malit të Zi dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë për ndërtimin e urës ndërshtetërore mbi lumin Buna, që lidh Velipojën me Ulqinin.

Ministri i Transportit dhe Punëve Detare, Filip Raduloviq tha se të dyja vendet përballojnë 50 për qind të kostove për realizimin e projektit.

“Ndërtimi i kësaj ure dhe rrugëve hyrëse do të valorizojë këtë pjesë të Malit të Zi, do të rrisë sigurinë në trafik dhe do të mundësojë një lidhje më të mirë mes dy vendeve”, shtoi Raduloviq.

Distanca aktuale prej 73 km do të zëvendësohet nga një urë prej 200 m, kështu që do të duhen rreth 15 minuta për të shkuar nga një vend në tjetrin.