Presidentja Osmani uron mësuesen Xhevahire

Shpërndaje

Presidentja Vjosa Osmani sot me rastin e ditës së mësuesit ka uruar mesusen Xhevahire e cila ka triumfuar në një nga betejat më të vështira jetësore, duke mposhtur dy herë radhazi kancerin.

Urimi i plotë:

Mësuesja Xhevahire ka triumfuar në një nga betejat më të vështira jetësore, duke mposhtur dy herë radhazi kancerin.

Pavarësisht kësaj, me forcë, guxim dhe angazhim të jashtëzakonshëm, ajo vazhdon të lërë gjurmë të pashlyeshme në punën e çdoditshme me brezin e ri.

Dija është rruga më e sigurt për të ardhmen dhe mirëqenien, ndaj mësuese Xhevahire, urime Ditën e Mësueses dhe punë të mbarë e shëndet në misionin tuaj fisnik!