Mexhiti: Shkolla “Jashar Bej Shkupi” do të bëhet shkolla e dytë në Çair që punon vetëm në një ndërrim
Zv.kryeminstri, Izet Mexhiti permes rrejtit social facebook ka njoftuar se sot ka nisur puna për rrënimin e pjesës së vjetër të shkollës “Jashar Bej Shkupi”, e cila përbënte rrezik për nxënësit, mësuesit dhe gjithë stafin e shkollës.
Postimi i plote:
Disa ditë më parë vizitova Shkollën “Jashar Bej Shkupi” në Dyqanxhik dhe identifikuam problemet që pengonin zhvillimin normal të mësimit dhe sigurinë e gjithë komunitetit shkollor. I sigurova stafin e shkollës se do të ndërhyjmë menjëherë për të plotësuar kërkesat dhe nevojat e tyre.
Dhe sot, veprimi ka filluar: ka nisur puna për rrënimin e pjesës së vjetër të shkollës, e cila përbënte rrezik për nxënësit, mësuesit dhe gjithë stafin e shkollës.
Në vend të saj, do të ndërtohet një sallë sportive moderne, një kënd për fëmijë dhe katër klasa të reja, duke krijuar kushte të sigurta dhe funksionale për të gjithë. Me këto investime, Shkolla “Jashar Bej Shkupi” do të bëhet shkolla e dytë në Çair që punon vetëm në një ndërrim, duke ofruar më shumë kohë dhe hapësirë për mësim, aktivitete dhe zhvillim.
Ne punojmë. Ne ndërtojmë. Ne veprojmë për të gjithë. Sepse ky vend VLEN! Investojmë në të ardhmen. Ndërtojmë siguri. Krijojmë hapësira. Mbështesim qytetarët. Ngremë standarde të reja. Veprim, rezultat, ndryshim. Sepse ky vend është për të gjithë!