RajoniTop Lajme

Presidentja Osmani mirpret Zv. Ndihmës Sekretarin e Mbrojtjes së SHBA-ve, David A. Baker

Shpërndaje

Zyrtarë të lartë të Kosovës, presidentja, Vjosa Osmani dhe ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, janë takuar të shtunën me zëvendësndihmës Sekretarin amerikan të Mbrojtjes për Politikat Evropiane dhe ato të NATO-s, David Baker. Kjo është vizita e parë e Bakerit në Kosovë. Përmes një komunikate për media, Osmani ka thënë pas takimit se, kur Amerika qëndron përkrah Kosovës, ajo është “më e fortë, më e sigurt dhe më e zhvilluar”.

Njoftimi nga Presidetja Osmani:

Kënaqësi ta mirëpres sot Zv. Ndihmës Sekretarin e Mbrojtjes së SHBA-ve, David A. Baker.

Kur Amerika qëndron përkrah nesh, Kosova është më e fortë, më e sigurt dhe më e zhvilluar.

Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara në fushën e mbrojtjes, përfshirë edhe në industrinë e mbrojtjes, si një mundësi me përfitime të ndërsjella për të dyja shtetet.

Anëtarësimi i Kosovës në NATO është një objektiv strategjik dhe mbështetja e SHBA-ve në këtë proces është jetike.