Trump i krahason Zelenskyn dhe Putinin me “vajin dhe uthullën”
Presidenti amerikan Donald Trump i ka krahasuar Vladimir Putinin dhe Volodymyr Zelenskyn me vajin dhe uthullën – pasi ata “nuk shkojnë shumë mirë me njëri-tjetrin”.
“Do të shohim nëse Putini dhe Zelensky do të punojnë së bashku”, tha ai kur u pyet për mundësinë e një takimi midis udhëheqësve.
“E dini, kjo është pak si vaji dhe uthulla. Ata nuk shkojnë shumë mirë me njëri-tjetrin, për arsye të qarta”.
“Por do ta shohim. Dhe pastaj do të shohim nëse do të më duhet të jem atje apo jo. Do të preferoja të mos isha”, u shpreh Trump.
Ai foli ndërsa ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha se një takim nuk është planifikuar – me një agjendë “aspak të gatshme”,