RajoniTop Lajme

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste – Mandati historik për Shqipërinë 2030 në BE, Kuvendi dhe Qeveria e Re

Shpërndaje

Kabineti “Rama 4” tashmë është i zbuluar. Kryeministri Edi Rama ka vendosur të vijojë punët me një pjesë të madhe të ministrave që e marrin postin për herë të parë.

Nga kabineti i shkuar, nuk ndryshon posti i zv.kryeministrit dhe Ministrisë së Energjisë e Infrastrukturës. Belinda Balluku u konfirmua në këtë detyrë. Balluku hyn kështu në mandatin e trete si drejtuese e dikasterit që është evidentuar si më i rëndësishmi në vend.

Do të vijojë të jetë edhe Petrit Malaj, si ministër i Finacnave, e po ashtu Piro Vëngu tek Mbrojtja.

Mirela Kumbaro ndërkohë do të lërë karrigen e Ministrisë së Turizmit dhe do të zhvendoset tek Arsimi, pasi Manastrliut Rama i besoi garën për Bashkinë e Tiranës.

Nga Ministria e Europës dhe Punëve të jashtme në Kuvend ndëkrohë do të largohet Igli Hasani, vendin e të cilit do e zërë Elisa Spiropali. Hasani do të marrë drejtimin e komsionit të rëndësishëm kuvendor për cështjet e Europës, që deri më sot drejtohej nga opozita. Blendi Gonxhja, mbetet në qeveri, po me një dikaster që i rikthehet emri i dikurshëm. Ai do të drejtojë Ministrinë e Kulturës, Turizmit dhe Sportit.

Por lajmi më i rëndësishëm ishte posti i ri për Albana Koçiun, e cila do të bëhet gruaja e parë që do të drejtojë Ministrrinë e Brendshme.

Në krye të Shëndetësisë Rama vendosi një emër aspak politik, por shumë profesional, Evis Sala, që jetën dhe karrierën e ka ndërtuar jashtë vendit. Besfort Lamallarit iu besua Ministria e Drejetësisë, ndërsa Ulsi Manja largohet nga kabineti, edhe pas humbjes së PS në qarkun e Lezhës në 11 maj.

Delina Ibrahimaj do të drejtojë Ministrinë e Ekonimisë dhe Inovacionit. Në qeveri hyri për herë të parë Sofjan Jaupaj, si ministër i mjedisit.

Risia ishte Diella, një ministër virtual dhe krijesë e Inteligjencës Artificiale. Ajo do të ketë një strukturë të vetën.

Ndryshime pasoi dhe struktura e Kuvendit dhe PS-së. Në krye të Kuvendit në vijim do të jetë Niko Peleshi, ndërsa kryetar grupi Taulant Balla.