MaqedoniTop Lajme

ASH e Selës zgjedh Halid Matoshin shef të shtabit zgjedhor për Tetovën

Shpërndaje

Aleanca për Shqiptarët me kryetar Ziadin Selën ka hapur sonte shtabin zgjedhor për komunën e Tetovës ku për shef shtabi ka zgjedhur Hliad Matoshin. Siç njoftojnë në faqen partiake në facebook, ASH me hapjen e këtij shtabi edhe zyrtarisht po i fillojnë aktivitetet përgatitore për fushatën e zgjedhjeve lokale të 19 tetorit.

Njoftimi nga ASH:

Halid Matoshi do të drejtojë Shtabin Komunal të Aleancës për Shqiptarët në Tetovë, drejt fitores madhështore të Tetorit!
Në prezencë të Kryetarit, Ziadin Sela dhe drejtuesve të tjerë të Kryesisë, dega e ASH në Tetovë hapi Shtabin Komunal me çka edhe zyrtarisht fillojnë aktvitetet përgaditore për fushatën e zgjedhjeve Lokale të 19 Tetorit.
Aleanca për Shqiptarët si në të gjitha vendbanimet e tjera ashtu edhe në Tetovë, për çdo ditë po merr mbështetje gjithnjë e më të madhe dhe #Bashkë me koalicionin Aleanca Kombëtare për Integrim do të triumfojmë në betejën vendimtare për të rikthyer dinjitetin e shqiptarëve në përgjithësi dhe qytetarëve të çdo komune në veçanti.