Pollozhani: Çdo herë kur janë burgosur shqiptarët në Maqedoni, ministri i drejtësisë ka qenë shqiptar (VIDEO)

Shpërndaje

Kryetari i Shoqatës së të burgosurve politik shqiptar në Maqedoni, Shpëtim Pollozhani, ka kritikuar ashpër rolin pasiv të partive shqiptare kundrejt rasteve të montuara gjyqësore ndaj qytatarëve të pafajshëm shqiptarë, shkruan gazeta Lajm.

“Fatkeqësisht kur kanë ndodhur të këqijat më të mëdha kundër shqiptarëve në këtë shtet ministër i Drejtësisë ka qenë shqiptarë dhe kjo është tmerruese. Prandaj ne do të vazhdojmë të protestojmë” ka thënë Pollozhani, në një prononcim për gazetën Lajm.
Sipas tij, partitë shqiptare në përgjithësi mbrojnë interesat e individëve dhe aspak nuk kujdesen për të drejtat kolektive të shqiptarëve.

“Ne këtu protëstojmë në përgjithësi kundër Gjykatave antishqiptare dhe diskriminuese që përdorin standarde të dyfishta kur janë në pyetje shqiptarët. Ne kryesisht protestojmë kundër gjykatave të korruptuara dhe segrgacioniste”, tha mes tjerash Shpëtim Pollozhani.

Deklaratën e plotë të Pollozhanit mund ta ndiqni në videon më poshtë.