Aksion i madh policor në Hasanbeg të Shkupit (Video)

Shpërndaje

Policia ka ndërmarrë një aksion të madh për arre.stimin e një grupi të dyshuarish që besohet se kanë lidhje me grupin e ashtuquajtur “Bellanovc” në Hasanbeg të Shkupit.

Aksionin janë duke e realizuar disa njësite të policisë, përfshirë atë për kr.im të organizuar dhe njësitin special “Tigrat”. Në kohën kur po realizohet aksioni është bllokuar një pjesë e lagjes për automjete dhe për këmbësorë.

Sipas informacioneve jozyrtare, aksioni në Hasanbeg ka lidhje me aksionin e mëhershëm në Bit Pazar, ku policia ka bastisur një shtëpi.