MaqedoniTop Lajme

Bajram Rexhepi: Tradita dhe turizmi malor – shtylla të zhvillimit për Malësinë e Tetovës

Shpërndaje

Kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës, Bajram Rexhepi, mori pjesë në manifestimin tradicional “Dita e fasules së Tetovës dhe patates së Sharrit” në fshatin Vicë, njofton albazone media.

Ai theksoi rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë së fshatrave të Malësisë dhe promovimit të tyre si vlera kulturore e ekonomike, duke parë turizmin malor si një mundësi të re zhvillimi për banorët dhe tërheqje të veçantë për vizitorët.

Postimi i plotë:

Sot pata kënaqësinë të marr pjesë në “Ditën e fasules së Tetovës dhe patates së Sharrit” në fshatin Vicë. Një festë e shijes, traditës dhe bujqësisë sonë vendore.
Ky manifestim na kujton se kemi detyrim të ruajmë trashëgiminë e çmuar të fshatrave të Malësisë sonë dhe ta promovojmë atë me dinjitet. Zhvillimi i turizmit malor është rruga më e mirë për t’i dhënë Malësisë së Tetovës një perspektivë të re zhvillimore, duke i kthyer vlerat tona në mundësi ekonomike për banorët dhe në atraksion unik për vizitorët.
Me krenari e falënderim për të gjithë organizatorët dhe prodhuesit vendas që e mbajnë gjallë këtë traditë!
#BashkëPërTetovën ✅