Ndërroi jetë ish-ushtari i UÇK-së, Elham Jashari nga Kumanova (FOTO)

Shpërndaje

Në moshën 54 vjeçare ndërroi jetë Elham Jashari, ish-ushtari i UÇK-së nga Kumanova. Ai u lind në vitin 1964, ndërsa që nga mosha e re nisi me aktivitete kombetare, për ti bashkuar radhëve të ushtrisë çlirimtare kombëtare. Ai ishte pjesëmarrës në luftën e Kosovës në radhët e UÇK dhe më pas në UÇPMB.

Me krismat e para të UÇK në Maqedoni, ai sërish u rreshtua si ushtar i saj. Elhami ishte një njeri i respektuar dhe i nderuar në mesin e bashkëluftëtarëve dhe kumanovarëve.

Varrimi i tij bëhet sot me pasdite (iqindi) në Kumanovë.