MaqedoniTop Lajme

Blerim Sejdiu publikon listën e këshilltarëve të propozuar nga ana e VLEN-it për Zhelinën

Shpërndaje

Kandidati i VLEN-it për komunën e Zhelinës, Blerim Sejdiu ka publikuar listën e kandidatëve për këshilltarë të komunës së Zhelinës.

Postimi i plotë:

Të nderuar bashkëqytetarë,
Sot kemi kënaqësinë dhe nderin e madh t’ju prezantojmë listën e kandidatëve tanë për këshilltarë në Komunën e Zhelinës.
Kjo listë është pasqyrë e përkushtimit, e përvojës dhe e vizionit për të ardhmen tonë të përbashkët.
Janë njerëz të dalë nga mesi i juaj, që e njohin çdo rrugë, çdo fshat dhe çdo nevojë të kësaj komune. Njerëz që janë gati të punojnë me zemër, me ndershmëri dhe me përkushtim për të vazhduar zhvillimin e Zhelinës sonë.
Së bashku, me këtë ekip, do të ecim edhe më fuqishëm përpara.