Ministri Aliu takohet me ambasadorin e BE-së, David Geer

Shpërndaje

Ministri Azir Aliu sot ka pritur ambasadorin e Bashkimit Evropian David Geer, partneriteti me Bashkimin Evropian është parakusht lidhur me përmbushjen e vizionit tonë për një vend që ka shoqëri moderne dhe të digjitalizuar të mundësive dhe administratë në shërbim dhe në funksion të çdo qytetari.

Njoftimi nga Aziri:

Partneriteti me Bashkimin Evropian është parakusht lidhur me përmbushjen e vizionit tonë për një vend që ka shoqëri moderne dhe të digjitalizuar të mundësive dhe administratë në shërbim dhe në funksion të çdo qytetari.

Në takimin e sotëm me z. David Geer – ambasador i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e shpreha mirënjohjen time të thellë për mbështetjen që marrim në rrugën tonë reformuese dhe gatishmërinë për të punuar bashkërisht në përmbushjen e qëllimeve të përcaktuara.

Vlerat që i ndajmë, do të jenë udhërrëfyes në proceset të cilat do t’i udhëheqë MSHIA-ja në periudhën e ardhshme dhe ndihem i privilegjuar që në këtë “fushatë” kemi aleatë dhe miq siç është ai.