Bujar Osmani: Çairi nuk do të jetojë më në errësirë!
Kandidati i AKI-së, Bujar Osmani në një postim ne rrjetin social ka paraqitur zgjidhjen e pesë problemeeve që ballafaqohet Komuna e Çairit, njofton ALBAZONE MEDIA.
Postimi i plote:
Çairi është lënë në errësirë, më shumë se 40% e dritave nuk funksionojnë. Kjo do të thotë rrugë, parqe dhe hapësira publike të pasigurta.
Programi im është i qartë:
✅ Zëvendësim i plotë me ndriçim modern LED (deri 60% më pak fatura për energji elektrike)
✅ Mbulim i të gjitha hapësirave publike: shkollat, fushat sportive, tregjet, parqet, kalimet për këmbësorë
✅ Sistem i mençur për kontroll dhe riparim të shpejtë të defekteve
✅ Prokurime publike transparente të qasshme për çdo qytetar
✅ Përfshirje e qytetarëve përmes aplikacionit dhe linjës telefonike (reagim brenda 48 orëve)
Është koha që Çairi të shkëlqejë me dritë, siguri dhe një fillim të ri!