RajoniTop Lajme

Nenad Çanak: Serbia është shtet fashist

Shpërndaje

Nenad Çanak nga Lidhja Socialdemokrate e Vojvodinës, ka thënë se pushteti i Aleksandar Vuçiqit në Serbi është fashist.

Sipas tij, për ta shpërbërë këtë qeverisje duhet punë e thellë që në themel në sqarimin e asaj se çfarë është Serbia, pasi, sipas tij, “pa diagnozë nuk ka terapi”, raportoi televizioni publik.

“Serbia është shtet fashist ku institucionet shtetërore i kanë marrë kriminelët dhe derisa kjo nuk thuhet qartë, si unë tani, nuk do të ketë zgjidhje fare”, ka thënë Çanak në një intervistë.

Ai më tej vuri në dukje se pushtetarët serbë kanë hedhur “lotsjellës CN” mbi djalin e tij, Milanin, i cili ishte në protesta ditëve të fundit, që, sipas tij, ai gaz lotsjellës është helm luftarak.

“Çfarë lloj shteti është ky kur paguan nga Bosnjë-Hercegovina njerëz problematikë që të më rrahin e torturojnë familjen time. Prej nga kjo e drejtë e tyre”, u shpreh Çanak.