Rama: Filluan punimet edhe në Lotin 3 dhe 4 për ndërtimin e autostradës Elbasan-Qafë Thanë

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nisjen e punimeve në Lotin 3 dhe 4 për ndërtimin e autostradës Elbasan-Qafë Thanë.

Në një postim në “Facebook” kryeministri shprehet se në vijim të punës në Lotin 1 dhe 2 ka nisur puna edhe në Lotin 3 dhe 4 në punimet për autostradën Elbasan-Qafë Thanë.

“Në vijim të punës në Lotin 1 dhe 2 filluan punimet edhe në Lotin 3 dhe 4 për ndërtimin e autostradës Elbasan-Qafë Thanë”, njofton kryeministri Rama.