Donald Trump hedh poshtë spekulimet: Nuk jam ndier kurrë më mirë në jetën time
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka hedhur poshtë spekulimet mbi gjendjen e tij shëndetësore.
Përmes një postimi në “Truth”, Trump u përgjigj se kurrë më parë në jetën e tij nuk është ndier më mirë.
“Kurrë s’jam ndier më mirë në jetën time”, shkroi Trump.
Ai përmendi më tej se Uashingtoni DC është bërë një “zonë pa krim”.
Spekulimet për shëndetin e Trump u nxitën që në fillim të këtij viti, kur ai u pa me një mavijosje të madhe në pjesën e sipërme të dorës.