Rajoni

Erden Atiq: Mitrovica Veriore po merr frymë më gjelbër!

Shpërndaje

Kryetari i Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq, ka bërë të ditur se kanë nisur punimet për parkun e ri në rrugën Çlirimi, një hapësirë moderne për pushim, rekreacion dhe momente të bukura me familjen e miqtë, njofton albazone media.

Postimi nga Kryetari i Mitrovicës së Veriut:

Mitrovica Veriore po merr frymë më gjelbër!
Kanë nisur punimet për parkun e ri në rrugën Çlirimi, një hapësirë moderne për pushim, rekreacion dhe momente të bukura me familjen e miqtë.
Ky park do të sjellë më shumë gjallëri dhe harmoni në lagje, duke u kthyer në një pikë takimi për të gjithë qytetarët.
Ky është vetëm një nga projektet që dëshmon përkushtimin tonë për ta bërë Mitrovicën Veriore një qytet të gjallë, modern dhe të denjë për të gjithë.